Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Familjarët e të zhdukurve e quajnë diskriminues Ligjin për të pagjeturit

Përfaqësuesit e familjeve të personave të pagjetur e kanë quajtur diskriminues ligjin për persona të pagjetur, duke kërkuar ndryshimin e tij nga fillimi deri në fund.

Ata akuzuan institucionet se nuk po bëjnë asgjë për kategori, madje po e përbuzin që 17 vjet pas luftës kategorinë me të ndjeshme të shoqërisë kosovare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë diskutimit për ndryshimin e Ligjit për Persona të pagjetur në Komisionin për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, përfaqësuesi i familjarëve nga Mitrovica Bajram Qerkini tha se ky ligj që nga fillimi ka qenë për ta diskriminues, prandaj edhe nuk pati asnjë fjalë për t’iu thënë faleminderit deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk dua t’i numëroj numrat, se ju keni qejf më i numëru nenet, edhe me ja nisë prej këtij ligji, neni, 1 e 2 e 3, por unë po them prej emrit të pagjetur e deri të pika e fundit marë s’ka për neve. Ju keni me qitë marë atëherë kur nuk ekziston asnjë familjar që ka nevojë t’i kompensojë, sepse nuk e keni as vullnetin politik, as vullnetin njerëzor, s’e kanë pasur ata para teje zonjë, as sot ti, sidomos mirëqenia sociale, të gjendet një njeri pa kurrfarë informate me ia ndalë gjysmën e bukës. Unë veç në burg kur kam qenë na kanë thënë gjashtë vet keni me nda një bukë edhe në ushtri tetë vet e kemi ndarë një bukë, veç ata kanë menduar ashtu edhe sot po mendohet për këtë kategori, mirëqenia sociale na ka bërë kështu”, shtoi Qerkini.

Qerkini e quajti shqetësues kushtëzimin që ua ka bërë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, se ata persona që kanë mbushur moshën e pensionit, të zgjedhin mes pensionit dhe ndihmës si familjarë që ka të zhdukur. Madje Qerkini ftoi deputetët që të dalin vetëm pesë minuta në vendin e tij.

Madje, i nervozuar, Qerkini u tha deputetëve se janë lodhur me premtime të politikanëve.

Vërejtje dhe rekomandime dhanë edhe përfaqësuesit tjerë. Kryetari i Komisionit Qeveritar për persona të pagjetur Prenk Gjetaj tha se duhet urgjentisht të ndryshohet ky ligj, derisa dha disa ide konkrete.

“Konkretisht lidhur me datën, përfshirjen, statusi i të pagjetur nga cila datë deri në cilën datë, në vitet 90-ta kanë ndodhur jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë Kosovës qytetarë të Kosovës kanë rastisur në periudhën kur është zhvilluar lufta në Kroaci, Bosnjë, janë zhdukur, ka edhe të identifikuar të gjetur, si ta trajtojmë atë. Afati ligjor është prej 1 janar 1998, çka me ba me të....kjo qështje është me rëndësi që të përfshihen edhe ata që kanë qenë gjatë viteve 90-ta, sepse ka qenë luftë e pashpallur”, theksoi Gjetaj.

Ndërsa, kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave” Nysrete Kumnova tha se kategoria e familjeve të personave të pagjetur është e ndjeshme dhe këtë po e bën edhe me të vështirë diskriminimi që po ua bënë ligji aktual. Ajo kërkoi nga Kuvendi ta shqyrtojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndërprerjen e pensionit të punës personave që marrin pensione në emër të viktimave civile të luftës.

Kryetari i Këshillit të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës, Haki Kasumi ka parashtruar disa kërkesa të cilat tha se duhet patjetër të futen në ndryshimin e Ligjit për persona të pagjetur, pasi sipas tij, kategorisë më të goditur që 17 vjet rresht i shkelet një e drejtë elementare e njerëzore dhe të ketë kaq pak përkujdesje, është e papranueshme.