Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti, ka folur për Kohavisionin pas publikimit të emisionit “Betimi për Drejtësi”, ku dëgjohet duke ushtruar presion te vartësit e tij për t’ia punësuar djalin e axhës si inspektor.
Mehmeti, në një intervistë ekskluzive për KTV-në, thotë se të gjitha këto u inskenuan nga vartësi i tij, Qërim Bytyqi, pasi pretendon se atij i ka dhënë vetëm sugjerime që i takojnë si menaxher që është.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMehmeti thotë se po të donte ta ndryshonte listën, nuk do ta nënshkruante atë me datën 5 tetor, derisa takimi me Bytyqi thotë të jetë zhvilluar të nesërmen.
Mohon faktin se ka intervenuar për djalin e axhës së tij, derisa për fjalën që e thotë vet se ka fuqi ta punësojë ku të dojë, thotë ta ketë pasur në aspektin që ai është njeri profesional.
Për këtë çështje ai pranon se ka dhënë deklaratë në prokurori dhe është intervistuar nga prokurori Ibrahim Berisha.
Por i njëjti prokuror që po e heton rastin e ka të pranuar në këtë konkurs djalin e vet Lenart Berisha.
Kohavisioni ka provuar të kontaktojë Ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj, për të marrë një qëndrim por kabineti i tij ka thënë se ministri është jashtë vendit.