Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Gjykata Speciale nuk do të shfuqizohet, ky është qëndrim i shtetit të Kosovës

Në interesimin e gazetarëve rreth Gjykatës Speciales dhe iniciativës së deputetëve për zhbërjen e saj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha: “Gjykat Speciale nuk do të shfuqizohet. Ky është qëndrim i shtetit të Kosovës, nuk është opinion”.


Thaçi: Nuk kishim zgjidhje tjetër përveç Speciales, zgjodhëm më të keqen më të mirë të mundur

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në vitin 2015 zgjodhën më të mirën e mundshme nga dy më të këqijat për Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se kjo gjykatë ka mundur të krijohej në dy mënyra, atë nga OKB-ja, ku Rusia ka të drejtën e vetos dhe përkrahjen e shteteve tjera që nuk e kanë njohur Kosovën, ose nga institucionet e Kosovës, duke u bazuar me kushtetutën e vendit.

“Kemi zgjedhur më të keqen të mundshme”, ka thënë Thaçi, derisa ka bërë thirrje për publikimin e bisedave me përfaqësuesit ndërkombëtarë për Gjykatën Speciale.

“Unë uroj që ato biseda me SHBA-në dhe vendet tjera të publikohen dhe të shihni pozicionin tim të pozicionit tim si kryeministër. Ishte pozicion ose të themelohet kjo gjykatë përmes Këshillit të Sigurimit, ose të themelonim Gjykatë sipas legjislacionit vendor në koordinim”, ka thënë Thaçi.