Kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, në një vizitë zyrtare në Serbi, deklaroi se BE-ja dëshiron të shohë vazhdimin e dialogut dhe përparimin në fushën e bashkëpunimit mes Kosovës e Serbisë.
“Tani, nën udhëheqjen e Bullgarisë, Parlamenti Evropian ka rastin që të rrisë më tej bashkëpunimin me vendet e Ballkanit”, njoftojnë mediat serbe, transmeton televizioni publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi më tutje vuri në dukje angazhimin e Brukselit në zgjerimin e BE-së me vendet e rajonit, si një nga prioritetet kryesore.
Ndërkaq, kryetarja e Parlamentit serb, Maja Gojkoviq, duke komentuar situatën në Kosovë theksoi se krahas palës serbe, edhe pala shqiptare duhet të jetë po aq e përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes, sidomos kur është fjala për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, etj.