Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama polemizon me kritikët për kufirin detar me Greqinë, Shqipëria merr atë që i takon

Tiranë, 31 janar - “Ne nuk i hapëm çështjet e vjetra, që të ulemi në tryezë për të bërë një marrëveshje tjetër të dëmshme për Shqipërinë, po për një marrëveshje të re, që i jep Shqipërisë atë që i takon! As më shumë, as më pak”.

Kështu deklaroi të martën në mbrëmje Kryeministri Edi Rama, duke komentuar deklaratat e bëra nga të ftuarit në studion e emisionin “Opinion”, lidhur me negociatat që po zhvillohen me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Komentatorëve që shanë, fyen, akuzuan e baltosën gjatë këtij emisioni, u përkushtoj të gjithë keqardhjen time dhe u them vetëm kaq: Ne nuk i hapëm çështjet e vjetra, që të ulemi në tryezë për të bërë një marrëveshje tjetër të dëmshme për Shqipërinë, po për një marrëveshje të re, që i jep Shqipërisë atë që i takon! As më shumë, as më pak. Fatmirësisht në këtë rast nuk është me tha ai, tha ajo, thanë ata, thonë këta apo them unë”, shkruan kryeministri përmes rrjetit social “Facebook”.

Sipas tij, “në fund, të vërtetën do ta thonë kartat e shkruara e të nënshkruara dhe pastaj deti do të marrë puplat e rëna të kakaritësve shurdhues të katundit politik e mediatik”.