Gjykata e Apelit e Kosovës, në seancën e kolegjit të mbajtur me 27.02.2017, ka aprovuar si të bazuara ankesat e të pandehurve Agim Bahtirit, Haxhimet Feratit dhe Gazmend Kelmendit.
Aktakuza e cila i ngarkon ata për veprat penale keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, (A.B. dhe H.F. ) dhe marrëveshje për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender, (G.K.), e ngritur nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës, është hedhur poshtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProcedura penale ndaj tyre është pushuar. Kjo gjykatë duke pasur parasysh provat në bazë te të cilave është ngritur aktakuza, vlerëson se në rastin konkret ato nuk mbështesin dyshimin e bazuar mirë se te pandehurit i kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen.
Prandaj konform dispozitës se nenit 250 paragrafi 1, nënparagrafi 4 të Kodit të Procedurës Penale, hudhet akuza dhe pushohet procedura penale në këtë çështje.