Qytetarët e Prishtinës do të protestojnë para Teatrit Kombëtar në ora 12:00, në shenjë pakënaqësie me nivelin e ndotjes së ajrit në kryeqytet, i cili ka marrë përmasa shqetësuese.
Prishtina ka kohë që po radhitet në vendin me ajrin më të ndotur në botë. Ne, qytetarët të cilët jetojmë në kryeqytet, po e vërejmë më shumë se kurrë ndikimin e ajrit të ndotur në jetën tonë. HAZARDOUS – është rezultati më i shpeshtë në faqen e cila e tregon gjendjen e ajrit në Prishtinë, me një kontrollim të thjeshtë në internet, thuhet në njoftimin për protestë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQytetarët e Prishtinës kërkojnë që kjo çështje të merret seriozisht nga qeveria dhe pushteti lokal, pasi nuk ka planet konkrete për zgjidhjen e problemit të ndotjes dhe se të gjithë janë viktima që nuk presin një mrekulli me shkop magjik për zgjidhjen e problemit.