Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia falënderon Vatikanin që s’e njeh Kosovën

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Vatikan, njoftojnë medie nga Beogradi.

Sekretari shtetëror i Selisë së Shenjtë, kardinali Pietro Parolin e ka njoftuar shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçqi se Vatikani me vëmendje të veçantë e përcjell zhvillimin e situatës në Ballkan dhe në këtë kontekst edhe dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Daçiq e Parolini kanë folur edhe për çështjen e Kosovës ndërsa ministri serb e ka njohur atë me aktualitetet e negociatave Beograd - Prishtinë.

Sipas raportimeve të medieve të Beogradit, Daçiq edhe një herë ia ka transmetuar falënderimet sekretarit Parolin për Vatikanin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.