Lajmi se do të përurohet një urë e cila gjendet në territorin e Komunës së Mitrovicës Jugore, ka “alarmuar” kryetarin e Mitrovicës veriore, Goran Rakiq. Ai ka rënë nën ndikimin e njoftimit të ditës e martë, i cili shoqërohej me foton e urës kryesore.
Rakiq ka marrë shkas nga kjo për të përsëritur se nuk ka hapje të urës kryesore në Mitrovicë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky është një lajm i rremë dhe dezinformatë në mënyrë që të prodhohet destabilizim në veri të Kosovës, si dhe të bëhet futja e trazirave në mesin e popullatës serbe”, ka thënë Rakiq për “Tanjug”.
Ura, për të cilën Rakiq mori shkas të deklarohet, gjendet mbi lumin Sitnica, nën lagjen “Bair” dhe është ndërtuar nga KFOR-i dhe FSK-ja. Por, ura kryesore e cila vazhdon të jetë simbol i ndarjes së qytetit të Mitrovicës vazhdon të jetë e mbyllur. Kjo, pikërisht për shkak të ndaljes së punimeve nga Rakiq... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)