Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndihmësi i Tërnavës mbron imamët, thotë se nuk përdorën fjalën “terrorizëm”

Profesori i gjuhës arabe në Fakultetin për Studime Islame, Besim Mehmeti, i ka dalë në mbrojte imamit me prejardhje boshnjake, Idriz Bilibani, i cili akuzohet për terrorizëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Para gjykatës, të martën, Mehmeti, ka thënë se ka pasur gabime gjatë përkthimit vite më parë të një ligjërate të Bilibanit nga gjuha arabe. Fjala “terrorizëm” sipas tij nuk është përdorur nga Bilibani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo fjalë sipas tij i është keqinterpretuar nga imami i dënuar për terrorizëm, Zekirja Qazimi, i cili ka qenë vetëm përkthyes i Bilibanit gjatë ligjëratës.

Mehmeti, i cili është edhe ndihmësshef i kabinetit të myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, është propozuar në seancën e kaluar për t`u dëgjuar në cilësinë e dëshmitarit dhe për të përkthyer ligjëratën e imamit Bilibani... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)