Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LShN: Ndotja e ajrit gjatë periudhës prej 22-30 janar e jashtëzakonshme

Lëvizja Shkenca për Ndryshim, përmes një kumtese, shpreh shqetësimin e thellë për nivelet e larta të ndotjes së ajrit që po mbizotërojnë këto ditë, dhe përgjithësisht gjatë muajve të dimrit.

Ndotja e ajrit, sipas kumtesës, edhe gjatë periudhës prej 22-30 janar, ka qenë e jashtëzakonshme duke na renditur kështu në mesin e vendeve më të ndotura në botë. Dhe këtu bëhet fjalë për të drejtën themelore të njerëzve për ajër të pastër, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kumtesa thekson se në vitin 2016, Banka Botërore vlerësoi se 1 nga 10 vdekje kudo në botë i atribuohet ekspozimit ndaj ajrit të ndotur, e në Kosovë situata është e palakmueshme, duke ekspozuar qytetarët ndaj ndotjes së niveleve më të larta në vazhdimësi. Asgjë nuk flet më shumë për ndotjen se sa efektet që gjithësecili mund të i ndiej pas ekspozimit të gjatë, apo smogu që është bërë pjesë e mëngjeseve.

Në mbrëmjen e së premtes, të datës 26.01.2018 treguesi shënonte nivelin e PM2.5 prej 300μg/m₃, me indikatorin që tregonte se ajri ishte helmues. E njëjta situatë na ka shoqëruar edhe gjatë dimrave të kaluar, dhe ende nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme për debat publik e përpjekje serioze për lehtësimin e situatës, thotë kumtesa.

Lëvizja Shkenca për Ndryshim ka vërejtur mungesën e përgjegjësisë së institucioneve përkatëse për të ndërmarrë masat për pengimin dhe zvogëlimin e ndotjes së ajrit si dhe për t’i njoftuar qytetarët në kohë reale rreth nivelit të ndotjes, apo t’ju japin këshilla grupeve më të rrezikuara. Institucionet jo vetëm që nuk kanë ndërmarrë masa efektive afat-gjate por kanë qenë po ashtu të pamjaftueshëm në informimin e qytetarëve dhe përforcimin e masave afat-shkurtra, tejet të domosdoshme, duke marrë parasysh situatën e rëndë.

Rreth ndotjes së ajrit kanë reaguar edhe mjekët e QKUK-së, duke alarmuar qytetarët për rritjen e rasteve të gripit sezonal, problemeve me sistemin respirator si dhe rrezikun që mund ta marrin kancerin e shumë sëmundje të tjera prej kësaj ndotje, thotë ndër të tjera kumtesa.