Krushevac (Serbi), 22 mars - Kandidati për president të Serbisë, Vojisllav Sheshel u tha ithtarëve të tij në Krushevac se e konsideron të domosdoshme ndërprerjen e bisedimeve me shqiptarët në Bruksel, deri sa të mos formohet Bashkësia e Komunave Serbe, raportojnë mediet serbe, transmeton Koha.net.
Shesheli ka thënë po ashtu se Bashkimi Europian duhet të garantojë anulimin e vendimit “të qeverisë kukull në Prishtinës për grabitjen e pasurisë shtetërore serbe”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMeqë shqiptarët rebelë gëzojnë mbrojtjen e shumë shteteve të fuqishme, do të duhet të kërkohet që në këto bisedime Serbia ta ketë mbrojtëse të veten Rusinë, dhe sa herë të shkojmë nëë bisedime kur janë të pranishëm ata nga BE të jenë të pranishëm edhe ata nga Rusia, ka thënë Sheshel, transmeton Koha.net.
Sipas tij kërkesë thelbësore është që procesi negociator të kthehet në Kombet e Bashkuara.