Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MPB dhe IPK kanë anuluar jashtëligjshëm konkursin për hetues e inspektorë

Avokati i Popullit i ka kërkuar Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Inspektoratit të Policisë së Kosovës, që të tërheqë vendimin, me të cilin e anuluan konkursin për 17 pozita të reja të hetuesve dhe inspektorëve në IPK, raporton KTV.

Konkursi ishte anuluar tek pasi kandidatët e pranuar i kishin nënshkruar kontratat. Sipas Avokatit të Popullit, konkursi u anulua jashtëligjshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Anulimi i konkursit të Inspektoratit Policor të Kosovës nga MPB-ja për 17 pozita për hetues në IPK ka bërë që Avokati i Popullit të drejtojë shumë kritika për ministrinë e udhëhequr nga Flamur Sefaj.

IPK-ja, në muajin korrik, kishte hapur 17 vende të reja të punës për pozitën hetues dhe inspektor.

Aplikantët e suksesshëm në testim dhe intervistë nënshkruan kontratat në muajin nëntor.

Por, pikërisht në të njëjtën ditë, Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, mori vendim që ky rekrutim të anulohet.

Kandidatët fitues iu drejtuan Avokatit të Popullit me arsyen se iu shkelën të drejtat e tyre.

Nga analizimi i kësaj çështjeje, ky institucion ka ardhur në përfundim se ministri Sefaj ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore kur e anuloi punësimin e këtyre personave.

“Avokati i Popullit vlerëson se kërkesa e ministrit për anulimin e procedurës së finalizuar përbën tejkalim të kompetencave të tij.

Tejkalim të kompetencave kishte bërë edhe kryeshefi i Inspektoratit Policor, i cili me kërkesë të ministrit, mori vendim që të anulohet ky konkurs.

Sipas ligjeve në fuqi, Avokati i Popullit ka ardhur në përfundim se me këtë veprim është bërë shkelje e të drejtave të njeriut dhe e ligjit.

Avokati i Popullit i ka kërkuar kryeshefit të Inspektoratit Policor që të tërheqë vendimin për anulim të konkursit.

Gjithashtu, ministrit të Brendshëm i është kërkuar të mos ndërhyjë në punën e IPK-së.

“Kohavisioni ka pyetur MPB-në për rekomandimin e Avokatit të Popullit, por zyra e ministrit Flamur Sefaj nuk ka pranuar të deklarohet për këtë çështje, me arsyetimin se ende janë duke e shqyrtuar raportin e Avokatit të Popullit.

Rekomandimet e Avokatit të Popullit i janë dërguar edhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.