Rreth 68 pacientë janë aktualisht të hospitalizuar në Klinikën për trajtimin e sëmundjeve të mushkërisë, por, sipas mjekëve, asnjëri prej tyre nuk ndërlidhet me ndotjen e ajrit.
Pulmologu Skënder Bacaj, thotë se nuk duhet krijuar panik nga situata aktuale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, ka shtim të pacientëve në këtë periudhë, por kjo është në një përqindje shumë të ulët.
Sipas Bacajt, nga niveli aktual i ndotjes së ajrit, grupmoshat më të rrezikuara janë fëmijët dhe të moshuarit. Ai rekomandon masat mbrojtëse që duhet ndërmerren nga këta persona.
Të hënën, Instituti i Shëndetësisë Publike alarmoi për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit, veçanërisht në kryeqytet.