Institucionet e ndryshme kanë dëshmuar të martën se të njëjtave vazhdon t’u mungojë bashkëpunimi i ndërsjellë për uljen e ndotjes së ajrit, raporton KTV.
Të ftuar në komisionin për Bujqësi dhe Mjedis, secili nga ta ka dhënë informacione të ndryshme që jo rrallëherë i vunë para dilemës anëtarët e komisionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistrja e Ambientit, Albena Reshitaj, ka thënë se ende nuk është gjetur se kush është fajtori kryesor për ndotjen e ajrit, përderisa ka konfirmuar se ka rritje të përdorimit të thëngjillit nga qytetarët që po e blejnë atë në mënyrë ilegale.
Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, ka treguar për dy asetet e kësaj ndërmarrjeje që vazhdojnë të ndotin ambientin dhe ka thënë se në këtë listë nuk është më Kosova A.
Ndotja vazhdon të sjellë jo pak probleme në shëndetin e qytetarëve, por sipas Naser Ramadanit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, rekomandimet e dhëna nga viti 2009 nuk janë marrë parasysh.
Por, i ashpër ndaj të gjithëve ka qenë Avokati i Popullit, që i ka akuzuar për dështim në kryerjen e obligimeve të tyre sipas ligjeve. Anëtarët e komisionit kanë qenë kundër ndalimit të qarkullimit të automjeteve, ndërsa kanë kërkuar që të mbyllen shkollat dhe të merren masa në kontrollin e cilësisë së derivateve të naftës.