Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Minxhozi: Skënderbeu ishte i pakonkurrueshëm në Ballkan

Historiani Jakup Krasniqi, në konferencën me temë “Skënderbeu, Liria dhe Paqja”, duke folur për figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, thotë se tani më nuk ka dyshim nga askush që ai është njëra nga figurat më të lavdishme të historisë sonë.

“Për mua janë dy epoka të Skënderbeut: ‘Epoka e Skënderbeut’ është epoka e tij 25 vjeçare në shërbim të vendit të vet dhe në shërbim të kulturës evropiane të asaj kohe. Shekulli XX është ‘shekulli i Skënderbeut’. Vetëm në këtë periudhë populli shqiptar është shtrirë si komb dhe me arsim dhe dije. Unë dhe shekullin XX e quaj shekullin e Skënderbeut sepse si kujtesë kombëtare ka hyrë në çdo familje”, tha Krasniqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se Skënderbeu është personaliteti më i madh i kombit shqiptar i cili gjithmonë në luftë dhe në paqe ka dhënë mesazhe paqeje për gjithë brezat. Sipas Minxhozit, Gjergj Kastrioti është e vetmja figurë që nuk është anatemuar, shkruan KP.

“Gjithë figurat e kombit me flamurin e Skënderbeut janë ulur në bisedime. Ne jemi krenarë që si Shqipëria dhe Kosova kanë shpallë vitin e Skënderbeut”, tha Minxhozi.

Ai shtoi se në rajonin e Ballkanit, Skënderbeu ka qenë i pakonkurrueshëm.

“Skënderbeu nuk solli paqe vetëm në Shqipëri por dhe për një pjesë të Evropës Perëndimore. Solli paqe ne Shqipëri për 25 vjet. Skënderbeu gjithmonë ka qene një figurë multidimensionale. Shpata e tij ka qenë shumë më e vogël se mendja e tij e ndritur”, tha Minxhozi.