Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i Kosovës nesër seancë të jashtëzakonshme për ajrin e ndotur

Kryesia e kuvendit të Kosovës ka marrë vendim unanim për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të mërkurën për orën 15:00 për aprovimin e një rezolute për masat e mbrojtjes nga ndotja e ajrit në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se në këtë seancë, pas diskutimit pritet të miratohet një strategji afatgjate përmes së cilës do të caktohen obligimet ose detyrimet që do të ndërmarrin të gjitha institucionet përgjegjëse të shtetit, Kuvendi, Qeveria dhe komunat, që secila të marrë masa në mbrojtjen e ambientit, raporton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në mëngjes kemi parë fëmijë që shkojnë në shkollë me maskë dhe jemi vendi më i ndotur në botë, kjo nuk është mirë për vendin”, ka thënë Veseli.