Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismiali, është kërcënuar nga një aktivist ose simpatizantë i Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjilani.
Sipas Ismailit, bisedat me këtë person kishin nisur më 25 janar, në formë të ofendimeve. Ismaili i kishte thënë se do ta paraqesë në Komision Disiplinor të Lëvizjes, e ai ishte ndalur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKërcënimin e kishte ndjerë sot, kur nga ky person ka marrë fotografi në zyrat e tij të kompanisë private. Detajet, Ismaili i përshkruan në një status në profilin e tij në Facebook, të cilin po e japim të plotë e pa ndërhyrje më poshtë.
Njëkohësisht, ai ka akuzuar Policinë e Kosovës për shpërndarje të lajmit.
“Ishte e vetmja që ish në dijeni për këtë lajm edhe është e TURPSHME me lëshue në medie lajme private të tilla”, thotë Ismaili.
Të nderuem miq e dashamirë,
Meqë mora shumë mesazhe lidhje me lajmin që u krijue sonte, po e ndjej veten të obliguem me ju sqarue se çka ndodhi.
Me 25 janar më kontaktoi në Facebook një simpatizant i Lëvizjes nga një fshat i Gjilanit, që pretendonte se më kishte votue, me ofendimet më të rënda ndaj meje. Duke e dijtë situatën edhe meqë kam premtue se nuk kam me u shajtë ma, posaçërisht jo me njerëz të Lëvizjes, gjatë një pjesë të madhe të ditës i kam thanë me pushue, me u ndalë, nganjëherë me edhe me ia kthye në humor ngapak me e ngucë, asnjëherë me ofendim, deri dikur gjuha e tij u ashpërsue tej mase, kur i thashë se kam me e raportue në Komision Disciplinor të Lëvizjes, u ndal menjëherë.
Nuk e raportova askund, kur e pash se u qetësue, edhe krejt shkoi normal këto ditë, deri e mora një foto nga ky person sot, në orën 19:15, në të cilën me kishte fotografue mue brenda në zyrat e Karrotës, derisa isha në takim me një mysafir, sa kishte qenë ky person i fshehun prapa veturës time.
Xhamat e zyrës time janë buzë rruge, por rruga ku gjindet zyra në Aktash është aq e koklavitun, sa që shumë vështirë e ka dikush nga Gjilani me qëllue rastësisht duke kalue andej, edhe bash kur unë qëllova i ulun aty, që ishte prej orës 17:10 - 18:40.
Ky gjest ishte i qëllimshëm, edhe i menduem pikërisht me më dhanë mesazh se "po të kqyri unë", që mbas aq shumë ofendimeve që mi ka dhanë paraprakisht, për mue është i papranueshém edhe kërrcënues. Prandej, e lajmërova policinë. Emri i personit është i njohun për policinë, bashkë me mesazhet e tij edhe fotot, të cilat s'muj i publikoj derisa janë dëshmi.
Nuk është, fatkeqësisht, lojë SHIK-u, sado që kisha dashtë me besue se është. Ky djalë është, nëse jo aktivist, simpatizant i Lëvizjes, sepse e identifikuen disa veta. Sinqerisht po shpresoj se është dikush që e ka shprehë mllefin, apo i duket vetja i fortë, e nuk është veprim i organizuem.
Mllefin që ju ka shkaktue kjo gjendje po ia kuptoj secilit. Unë jam edhe më i mllefosun, edhepse ma së paku kam faj për këtë situatë! Ju kuptoj edhe kur më shani. Unë NUK KAM me ju shajtë. Veç me m'ardhë te zyra me m'fotigrafue tinza, është e patolerueshme! Harrone që mue m'tutë najkush.
Për fund, këtë as nuk pata dëshirë me e ba lajm. Sa isha duke i dhanë deklaratë policisë, me dijeni veç të grues sime, Nitës, ky incident u ba lajm. Në mes të intervistës nisën miq me m'shkrue. Policia e Kosovës ishte e vetmja që ish në dijeni për këtë lajm edhe është e TURPSHME me lëshue në medie lajme private të tilla.
Unë jam mirë, për krejt ata dashamirë që me kontaktuen. Ka dy muej që i lus krejt me e ndalë këtë betejë të poshtër publike, për të cilën i fajësoj krejt, pa asnjë përjashtim. Jemi ba kokrra e marres. Dëshpërimi im s'asht tuj pasë fund. E për frikë, sonte harrone që i frikësohem dikujt. Konfliktet po i shmangi tash dy muej, ndërsa kanosjet kam me i raportue çdo herë.
Mirëmbetshi, dashamirë. Mos harroni që unë jam qaj Fisi që gjithmonë kam qenë, edhe i njajti kam me mbetë.