Armend Zemaj, deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se synimi i interpelancës për kryeministrin Ramush Haradinaj për gjuajtjen me armë nga ana e zëvendësit të tij, Dardan Gashi, ka qenë që të tregojë mënyrën se si funksionon kjo qeveri në raport me ligjin dhe në respektin për qytetarë.
“Por kjo është përgjegjësia e një Qeveria që i minimizon këto veprime. Fatkeqësisht mocioni ynë për shkarkimin e z. Gashi nuk ka hasur në mirëkuptim. Kjo është fyerje për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Zemaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndoshta më e udhës do të ishte që të kërkohej falje, se sa të provohet të gjendet arsye te tradita e të njolloset ajo”, ka thënë ai në tej.
Gashi ka thënë se oda është një institucion ku priten mysafirë të çmuar dhe diskutohen tema të mëdha.
“Ndërsa në logjikën primitive këta mund ta keqpërdorin. Odat janë pjesë e shëndoshë e trashëgimisë sonë, e gjuajtja me armë i përket primitivizmit”, ka thënë Zemaj.
23:44 - Zemaj: Parlamenti Evropian paralajmëroi divorc me Kosovën nëse shfuqizohet Specialja
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, thotë se Parlamenti Evropian u ka dhënë paralajmërim të drejtpërdrejtë për “divorc” nëse Kosova e shfuqizon Gjykatën Speciale.
Pak ditë pasi dështoi nisma e 43 deputetëve për shfuqizimin e Speciales, komisioni i Kuvendit për MSA-në kishte pasur një takim me ndërkombëtarët. Në këtë takim, Zemaj thotë se kanë marrë paralajmërime të qarta se çfarë mund të bëhet me Kosovën nëse shkon tutje tentativa për shfuqizim.
“Ka ardhur edhe fjala divorc, ndarja e rrugëve me Parlamentin Evropian. Është paralajmërim direkt që erdhi atë ditë. Po përpiqemi të mbajmë një takim tjetër për të hequr përfundimisht polemikat”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Sipas Zemajt, tentimi për shfuqizim ka qenë sulmi më i vështirë që i është bërë institucioneve të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.
LDK dhe deputetët e saj nuk janë destruktivë të zhvillimeve në vend
11:50 Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se është e pandershme të akuzohet partia ku ai bën pjesë që po pengon zgjidhjen e çështjes së demarkacionit.
“Ne e kemi në Kosovë një mazhorancë dhe në bazë të kësaj është e krijuar edhe një qeveri e cila e ka barrën për zgjidhur problemet. Kjo qeveri është peng i fjalës së vet”, ka thënë Zemaj.
“Demarkacioni nuk është peng i Lidhjes Demokratike të Kosovës. LDK-ja dhe asnjë deputet i saj nuk është pjesë destrkutive e veprimeve në Kosovë. Ne po synojmë që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë që qytetarët e Kosovës të fitojnë lirinë e lëvizjes. LDK do të mbajë edhe barrën e kundërshtimit në ato pjesë që nuk shkojnë si duhet, por nuk do të bëjë lodra me këtë temë. Do të jetë shumë serioze nëse edhe Qeveria është serioze në pjesën e saj”, ka thënë ai.
Zemaj ka kundërshtuar ashpër mënyrën se si po qeverisë Ramush Haradinaj, duke përmendur vendimin e sotëm të Kundërkorrupsionit që e shpalli të jashtëligjshëm vendin për rritjen e pagës së vet dhe të një pjese të stafit, si dhe vendimin për faljen e borxheve pa mbulesë ligjore të cilën Zemaj e ka kategorizuar si shkelje të rëndë.
Zemaj thotë se dëshmia e Mehmetit tregoi ndërhyrjet politike në drejtësi
23:53 - Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, thotë se deklaratat publike të Shumbin Mehmetit për vrasjet e pasluftës, janë dëshmi të ndërhyrjes politike në drejtësi.
Ai thotë se është tmerruar nga deklaratat e Mehmetit për vrasjen e kolonel Tahir Zemajt dhe kur ka kuptuar “tentativat e institucioneve vendore për fshehje dhe për mosndjekje të gjurmëve që ai raportonte”.
“Dëshmia e tij publike ka treguar mungesën e vullnetit të institucioneve të Kosovës dhe ndërhyrjeve politike në drejtësi. E ka qartësuar ndërhyrjen politike dhe pse këto vrasje janë të kompleksuara dhe pse ishin të cilësuara si vrasje politike. Si familjarë, kemi qenë të tmerruar nga ajo që kemi dëgjuar, një njeri që pranon se është pjesë e grupit kriminal dhe raporti i tij me prokurorinë vendore dhe të EULEX-it. Tentativat për heshtje dhe të mos ndiqeshin gjurmët që ai i raportonte. Shumica e tyre ishin ato që edhe i kemi thënë vetë. Tregoi mungesën e seriozitetit të institucioneve”, ka thënë ai.