Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria Speciale, kompetente të hetojë pagën e Kryeministrit

Pasi Agjencia Kundër Korrupsionit dha opinionin, sipas të cilit vendimi i kabinetit qeveritar për rritjen e pagës së kryeministrit dhe vartësve të tij është i jashtëligjshëm, KALLXO.com ka kontaktuar kryeprokurorin e Prokurorisë së Prishtinës, Imer Beka.

Sipas kryeprokurorit Beka, nëse rreth këtij rasti është bërë kallëzim penal, atëherë lënda shkon në Prokurorinë Speciale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse është bërë kallëzim penal, atëherë kompetencën e veçantë për këtë lëndë e ka Prokuroria Speciale, bazuar në Ligjin për kompetencat e veçanta të Prokurorisë Speciale”, tha kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Sot gjatë ditës, Agjencia Kundër Korrupsionit i ka përcjellë kryeministrit dhe vartësve të tij opinionin lidhur me vendimin e Qeverisë të 20 dhjetorit 2017, i cili ka të bëjë me rritjen dhe caktimin e pagave të disa pozitave në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Sipas opinionit të AKK-së, është shfaqur situata e konfliktit të interesit “rast për rast” te votimi (aprovimi) dhe nënshkrimi i vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave të disa pozitave në kabinetin qeveritar.

Po ashtu, thuhet në opinion, zyrtarët e lartë publikë që kanë votuar këtë vendim kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, konkretisht me konfliktin e interesit “rast për rast”, dispozitat e caktuara që rregullojnë “Veprimet e ndaluara për zyrtarin e lartë”, si dhe shumicën e dispozitave që përcaktojnë “Parimet e veprimit dhe mosveprimit të zyrtarit të lartë publik”.

I pyetur rreth këtij opinioni, këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi tha për KALLXO.com se AKK nuk mund ta shpallë të jashtëligjshëm një vendim të tillë.

Matoshi tha se opinioni i Agjencisë Kundër Korrupsionit nuk është obligativ.