Pritja e pacientëve që janë në listë për intervenim nga mjekët e kirurgjisë abdominale nuk dihet se sa mund të zgjasë.
Specialistët e këtij reparti kanë hyrë në grevë dhe tani aty janë duke u trajtuar vetëm rastet emergjente por jo edhe ato që nuk janë në rrezik për jetë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMjekët janë të vendosur që të vazhdojnë grevën deri në realizimin e kërkesës së tyre për rritje të pagës, derisa paralajmërojnë se nëse një gjë e tillë nuk ndodh, greva do të përshkallëzohet.
Për këta mjekë është absurd fakti se me gjithë punën që e bëjnë, të paguhen vetëm 600 euro, pagë kjo që sipas tyre është denigruese.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ishte në ambientet e SHSKUK-së, ku gjatë takimit me mjekët u mundua t’i bindë se rruga të cilën e kanë zgjedhur nuk është e duhura.
Pas takimit, ministri Ismaili tha se mjekët duhet të presin sepse problemet nuk zgjidhen brenda ditës.
Me miratimin e Ligjit për Kategorizimin e Pagave, pagat do t’iu rriten atyre, ka thënë Ismaili.
Ndërkaq, Xhemajl Selmani, nënkryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, përmes telefonit, ka thënë se për grevën nuk janë koordinuar me mjekët e kirurgjisë dhe se grupi i cili ka hyrë në grevë është i ndikuar politikisht.
Megjithëkëtë, mjekët thonë se kryeministri, ministrat, prokurorët dhe gjyqtarët i kanë dyfishuar pagat, ndërsa mjekëve pagat do t’u rriten vetëm 4 për qind më shumë.
Gjatë fushatës zgjedhore, Federata Sindikale e Shëndetësisë kishte lidhur marrëveshje me koalicionin PAN, për rritje të pagave, gjë të cilën ky sektor po kërkon që ta respektojë kryeministri Haradinaj.