Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

IKSHP tregon dëmet që ajri i ndotur i shkakton njeriut

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka thënë se grimcat që po e bëjnë ndotjen e ajrit në Prishtinë janë tejet të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Sipas tij, ajri i ndotur sjell sëmundje respiratore dhe kardiovaskulare e kancere të ndryshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Express të KTV-së, ai ka thënë se shkaktari kryesor i ndotjes së ajrit në Prishtinë janë termocentralet.

“Burimi i parë janë termocentralet, pastaj është trafiku i rënduar, karburantet, veturat pa katalizatorë, veturat e vjetra, pluhuri i ndërtimeve shumëkatëshe”, ka thënë ai duke sqaruar se në stinën e dimrit mungesa e rrymimit të ajrit mundëson grumbullim të ndotësve që janë të pranishëm aktualisht në ajrin në Prishtinë.

Varësisht prej erërave, ai ka thënë se ajri i ndotur nga termocentralet në Obiliq bartet në Prishtinë.

Ai ka këshilluar qytetarët që vazhdimisht të dalin me maska dhe të mos hapin dritaret për ajrosje të shtëpive sepse “ajri jashtë është më i ndotur se ai brenda”.