Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Peticion për shpëtimin e Kullës së Jasharëve

Përvjetori jubilar i pavarësisë së vendit i gjen shtëpitë e familjes Jashari në gjendje aspak të mirë.

Në ditën kur u shënua 20-vjetori i sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, më 22 janar të këtij viti, qytetarët thanë se shtëpitë janë në rrezik që të shemben, pasi, sipas tyre, kurrë nuk u bë ndonjë investim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me gjendjen në këtë kompleks nuk është i kënaqur as djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari, i cili në zgjedhjet e fundit lokale u zgjodh kryetar i Skenderajt.

E për të kundërshtuar këtë gjendje ka nisur edhe një peticion nga një qytetar që vjen pikërisht nga kjo anë, analisti Jusuf Thaçi.

“Ju lus që të ndani 2 minuta të kohës tuaj për ta nënshkruar dhe për ta bërë share këtë peticion (nëse pajtoheni), i cili i drejtohet Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesën që të ndërmarrë veprime urgjente për shpëtimin e Kompleksit të Familjes Jashari (detajet tjera i keni në tekstin e peticionit)”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook, raporton Koha.net.

Ndërkaq, në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale e kanë pranuar se shtëpitë e familjes Jashari nuk janë në gjendje të mirë, por kanë thënë se investimet në to fillimisht kanë mbetur peng i buxhetit, e tash i aprovimit të ligjit të ri për Komplekset memoriale.

“Kullat vërtet janë në gjendje të keqe. Në vitin 2016 e kemi punuar projektin përmes një kompanie sllovene, mirëpo deri sivjet nuk kishim buxhet për ekzekutim të projektit të konservimit të kullave. Këtë vit kemi të ndara një milion euro, por po presim aprovimin e ligjit të ri për Kompleksin, sepse ligji e parasheh që tenderin për konservim duhet ta shpallë një Komision ndërinstitucional e jo Agjencia”, kishte thënë për KTV-në, Idriz Blakaj, drejtor i AMKMK-së.

Blakaj ka shtuar se presin që Ligji i ri të aprovohet në pranverë dhe, sipas tij, menjëherë do të kërkojnë që të formohet Komisioni dhe ta shpallë tenderin.

PETICIONIN MUND TA NËNSHKRUANI KËTU