Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Vjenë, po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare kushtuar Strategjisë së të ardhmes evropiane, ku marrin pjesë zyrtarë të lartë të shteteve të Bashkimit Evropian, Ballkanit, ShBA-së dhe vende të tjera, transmeton Koha.net
“Konferenca e Vjenës, Com-sult, është e përqendruar në strategjinë për të ardhmen e Evropës, me moton Go West – Western Balkan! Procesi i Integrimit evropian pritet që me një Strategji të zgjerohet edhe në vendet e Ballkanit perëndimor”, ka shkruar oxha në rrjetin social.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë dokumentet e konferencës thuhet se interesi në rajonin e Ballkanit nuk është rritur në lidhje me menaxhimin e flukseve të refugjatëve dhe migracionit. Ndërsa vendet tjera largohen nga Evropa, perspektiva evropiane vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm për shtetet e Ballkanit.
Bashkimi Evropian dëshiron të paraqesë strategjinë e saj për shtetet ballkanike në vitin 2018. Cila është pikëpamja ekonomike dhe politike për shtetet e Ballkanit? Cilat strategji ekonomike janë aktualisht në vend në shtetet e Ballkanit? Cilët hapa të mëtejshëm janë të nevojshëm për zbatimin e Strategjisë së BE-së në shtetet e Ballkanit?