Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

McAllister: Vrasja e Ivanoviqit të mos shndërrohet në retorikë të rrezikshme

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Davide McAllister ka thënë se nuk duhet të lejohet se një krim i tmerrshëm të nxisë retorikë të rrezikshme në rajon. Kështu e citon të ketë thënë e përditshmja e Beogradit, “Novosti”, transmeton Koha.net.

Institucionet juridike përgjegjëse duhet të bëjnë hetim të shpejtë e profesional dhe kryesit t’i nxjerrin para drejtësisë, është shprehur ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I pyetur nga “Novosti” nëse vrasja e Ivanoviqit mund të destabilizojë situatën në Kosovë dhe rrugën europiane të Serbisë, McAllister është përgjigjur se misioni për sundim të Ligjit i Eulex-it duhet të mbështesë pushtetin në kuadër të mandatit që ka. Nuk ka alternativë për dialogun midis Beogradit e Prishtinës. Nuk guxojmë të lejojmë që një krim i tillë i tmerrshëm të nxisë retorikë të rrezikshme në rajon, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se ky vit përfundimisht do të jetë i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor. Komisioni Europian në shkurt do të prezantojë Strategjinë e vet të zgjerimit, raportet për secilin nga vendet, kurse në prill në Sofje do të mbahet samiti i BE – Ballkani Perëndimor.