Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme në lidhje me çështjen çame Shqipëria nuk ka asnjë pretendim territorial. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Jashtëm, Bushati foli për ecurinë e marrëdhënieve dhe fushat ku po diskutohet me Greqinë.
Bushati, siç raporton oranews, ka thënë se procesi i bisedimeveme Greqinë është një proces që vazhdon. Është e rëndësishme që të ndërtohet mbi disa parime europiane dhe mbi nevojën për të gjetur një zgjidhje e cila në fund të ditës është e pranueshme për palët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë çështje që unë dua ta shtroj para jush është edhe ajo për të cilën ky Parlament në 2012 ka nxjerrë një rezolutë që ne e konsiderojmë si çështja çame.
Shqipëria edhe në këtë pikë e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. E para duke iu përmbajtur dhe duke iu referuar protokollit të Firencës edhe Aktit final të Helsinkit ne shprehim angazhimin tonë të qartë dhe të palëkundur për mosndryshimin e kufijve. Pra jo vetëm Shqipëria nuk ka asnjë pretendim territorial, por për më tepër dënojmë çdo pretendim të tillë dhe çdo kërkese që mund të vijnë nga segmente të caktuara të shoqërisë shqiptare. Përshëndesim qëndrimin e Qeverisë greke për këtë çështje dhe vlerësojmë dënojmë që qeveria greke i bën akteve apo segmenteve periferike që flasin për rivendikim të territoreve.