Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka nisur një vizitë një-ditore në Suedi.
Gjatë kësaj vizite, siç njofton kumtesa, ai fillimisht do të takojë homologen e tij, Ministren e Jashtme, Margot Wallström, për të vazhduar takimin e radhës me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, Ulrika Modéer.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë orët e pasdites, Pacolli do të takohet edhe me përfaqësues nga Parlamenti suedez (Riksdag), respektivisht, Grupin e Miqësisë Suedi –Kosovë.
Suedia është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të dyja vendet kanë arritur që të zgjerojnë dhe thellojnë bashkëpunimin dhe partneritetin në shumë fronte.
Si vend mik dhe partner i Kosovës shteti suedez në vazhdimësi ka mbështetur konsolidimin e shtetit të Kosovës në nivelin e brendshëm ashtu si edhe integrimin e tij në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve.