Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Berisha: Rreth 50 mijë automjete janë të pasiguruara në Kosovë

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë “Sigal Uniqa Group Austria – Kosovë”, Mal Berisha thotë se Policia dhe organet e rendit nuk duhet të lënë asnjë makinë në rrugë pa polisë të sigurimit. Ai thotë se industria e sigurimeve është e ngarkuar për shkak të një ligji diskriminues, siç e quan ai.

Berisha bën të ditur se mesatarja e sigurimit të një individi në Kosovë është 42 euro, ndërsa Kroacia e ka mesataren mbi 700 euro, Sllovenia mbi 2000, vendet tjera edhe më lartë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një intervistë për Radio Kosovën, z. Berisha tha se “Sigal Uniqa Group Austria – Kosovë” ofron 42 produkte të përgjithshme, të cilat përfshijnë, shëndetin, pasurinë, motorikët, pronën, zjarrin e shumë të tjera, dhe shtrin veprimtarinë në zonat kryesore në 7 qytetet dhe në periferitë e tyre.

Ne mendojmë, ndonëse nuk kemi ndonjë evidencë, por 30 – 50 mijë makina në rrugët e Kosovës lëvizin pa sigurime. Këtë ai e bazon në faktin se “ka një Byro të Sigurimeve këtu, e cila financohet nga 12 kompani të sigurimit që janë në Kosovë. Dhe ai njeri i cili bën aksident dhe nuk është i siguruar, në fund do të shpërblehet nga Byroja e Sigurimeve, përsëri do të marrë një shpërblim. Këtë shpërblim e paguajmë ne, kompanitë e sigurimeve. Por kjo rëndon në bilancin financiar të kompanive”.