Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot shefin e Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, me të cilin, siç thotë komunikata, ka diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit, në veçanti për implementimin e projekteve në Kosovë, të cilat financohen nga Banka Botërore.
Të dyja palët theksuan rëndësinë e përshpejtimit të implementimit të këtyre projekteve, për shkak se, siç theksohet, mosrealizimi i tyre me kohë mund të ndikojë në mosrealizimin e objektivave të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo