Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në një konferencë për media tha se me Malin e Zi e kanë një fillim të ri dhe ka thënë se vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, më 6 shkurt do ta nderojë Kosovën.
“Kryeministri i Malit të Zi do ta nderojë Kosovën me këtë vizitë. Ne e presim në nivelin më të lartë shtetëror. Do të bisedojmë për të gjitha temat bilaterale”, tha ai, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj tha se qëllimi i kësaj vizite në fokus ka thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Sa i përket demarkacionit, Haradinaj tha se tema është në parlament dhe nuk ka mbetur shumë hapësirë e negocimit mes kryeministrave.
Haradinaj është pyetur edhe për refuzimin e vizave që iu bënë nga dy shtete të mëdha, Amerika dhe Britania e Madhe, por ai tha se problemi qëndron tek izolimi i Kosovës, pasi që, siç tha ai, “politikanët i marrin vizat, besoni mos ua bani dertin. Problemi është që Kosova është e izolume”.
Për Gjykatën Speciale, Haradinaj tha se është në procedurë të zakonshme por nuk ka dhënë asnjë tjetër detaj.