Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki.
Kryeministri Haradinaj e falënderoi ambasadoren Huhtamaki për përkrahjen e dhënë në avancimin e të gjitha proceseve në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke shprehur përkushtimin e Qeverisë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, Haradinaj, siç njofton kumtesa, theksoi kontributin e ambasadores Huhtamaki në avancimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Ambasadorja e Finlandës, Anne Huhtamaki, falënderoi kryeministrin Haradinaj për bashkëpunim, gjatë shërbimit në Kosovë.