Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, sot përmes një statusi në Facebook tha se ka iniciuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do të kërkohet ndërmarrja e masave të menjëhershme për përmirësimin e ajrit.
Por ndaj kësaj, ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa thënë se ai në pozitën e kryetarit të Kuvendit, duhet të thërras mbledhjen e Kryesisë, e më pas të propozoj rendin e ditës dhe të kërkojë nga kryeministri Haradinaj dhe nga MMPH, që të vijnë në Seancë.
Më pas, u takon deputetëve të vijnë me propozimet për masat që duhet ndërmarrë, ka thënë Pantina.
Lexo statusin e Kadri Veselit KËTU.
Reagimi i Pantinës:
Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit, paska kërkuar seancë të jashtëzakonshme për gjendjen e ajrit në Prishtinë si të ishte një aktivist i shoqërisë civile. Kadri, ti je kryetar i Kuvendit krejt çka duhet të bësh është të thërrasësh mbledhjen e kryesisë, ta propozosh rendin e ditës dhe të kërkosh nga Kryeministri dhe Ministrja e mjedisit e planifikimit hapësinor të vinë në seancë të përgatitur më të dhëna e dokumente. E deputetët pastaj mund të vine me propozime për masat që duhet ndërmarrë.