Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia “shpik” formulime për të kontestuar vendimin e GJND-së për pavarësinë e Kosovës

Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Tibor Varadi, i ka thënë TV të Serbisë “Kosova në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare është shkëputur nga Serbia” , transmeton Koha.net. Ai ka “zbuluar” se përgjigjja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare i ishte përgjigjur “gabimisht” një pyetje tjetër.

“Me vështrim ndërkombëtar-juridik, kanë mbetur të pasqaruara disa gjëra, por njëra nga më të ndërlikuarat është Kosova e Metohia”, ka thënë Varadi. “Për ne ajo (Kosova – plotësim ynë) është pjesë e territorit, ndërsa për pjesën më të madhe të shteteve – territor i pavarur”, thotë ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

-Dhe rreth kësaj kontesti u zhvillua para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. U kërkua mendimi këshillëdhënëse dhe u dha mendimi në të cilin u shmang përgjigja në thelbin e pyetje, thotë Varadi.

-Thelbi i pyetjes është A është pavarësimi i njëanshëm i Kosovës e Metohisë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, ndërsa përgjigjja është për pyetjen A është dokumenti mbi shpalljen e pavarësisë (së Kosovës – sqarim ynë) në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. U shmang esenca.

Unë mendoj se shkëputja e Kosovës e Metohisë është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, por më duhet të them se në këtë domen praktika ndërkombëtare nuk është në masë të mjaftueshme praktikë juridike. Rrjedha varet nga raporti i forcave. Krimjea, Katalonja... E këtu shumë më të rëndësishme janë raportet e forcave, se parimet juridike.

T’i kthehemi esencës; Në këtë moment Kosova, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare është shkëputur nga Serbia. Në të njëjtën kohë, është fakt se Kosova e Metohia de fakto nuk është pjesë e Serbisë, kështu që argumentimi se duhet ta ruajmë Kosovën është i tillë sa që njeriu mund ta kuptojë emocionalisht, por është e vështirë të ruhet diçka që në këtë moment nuk është në posedim tonin, transmeton Koha.net.

këtu është e vështirë të arrihet në një përcaktim juridik strategjik , meqë nëse duam të ruajmë këtë gjendjen e tashme, atëherë Kosova nuk është pjesë e Serbisë, meqë në këtë moment as pushteti administrativ, as gjyqësor, as ligjdhënës atje nuk është serbe. Në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, Serbia dëshironte që organet tona të marrin pjesë në hetim. Po të ishte Kosova pjesë e Serbisë, me siguri se kjo do të ishte një punë për organet e Serbisë.

Në një situatë të tillë, kur Kosova de fakto nuk është Serbi, ndonëse kjo nuk është e drejtë, cila është gjëja më e mençur? Të ndërtohen raporte në bazë të realitetit de fakto, apo në bazë të realitetit të dëshiruar, përgjigjja nuk është e lehtë. Por, disi do të duhej të kihet para sysh, me të drejtë a pa të, se Kosova në këtë moment nuk është pjesë e Serbisë.

Varadi nuk është i sigurt nëse ky vit do të jetë viti i zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Ai është shprehur se serbët kanë të drejtën në identitetin e vet, gjuhë e kulturë, madje edhe nëse Kosova nuk është pjesë e Serbisë. Po ashtu ka mbështetur dialogun e brendshëm.

Sipas tij, serbët në Kosovë kanë të drejtë në autonomi kulturore dhe kundër kësaj nuk ka asnjë argument juridik ndërkombëtar.