Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Stavileci sot debaton online me qytetarët për Kosovën e Re

Sot duke filluar nga ora 14:00, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, do të zhvillojë një debat direkt me qytetarët për projektin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Për t'u siguruar që projekti i Termocentralit “Kosova e Re’ merr njohjen dhe transparencën e plotë dhe të nevojshme, dhe për t'u përgjigjur në të gjitha pyetjet e mundshme nga mediat, dhe qytetarët e Kosovës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik fton qytetarët në konferencën e cila do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në rrjetin social Facebook që në kohë reale të marrë pyetjet e gjithë pjesëmarrësve prezent si dhe qytetarëve të interesuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për ndërtimin e Kosova e Re, pritet të vijë një investim i madh privat që e tejkalon shumën prej 1 miliardë dollarëve, me të cilin do të sigurohet furnizim i mjaftueshëm me energji si një nevojë thelbësore për zhvillim ekonomik, si dhe deri në 10 mijë vende të reja pune të përkohshme e mbi 500 vende pune të përhershme, duke i përmbushur kushtet dhe kriteret nga Direktivat e Bashkimit Evropian sa i përket ambientit dhe zhvillimit social.