Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka bërë publike kontratën me investitorin “Limak-Çalik”, pesë vjet nga shitja e kompanisë për distribucion dhe furnizim të energjisë elektrike (KEDS). Megjithatë, publikimi i kësaj kontrate është i pjesshëm. Asaj i mungojnë disa shtojca, siç është marrëveshja e transferimit, ajo e arkëtimit, si dhe marrëveshja për shërbimet e përbashkëta, shkruan sot Koha Ditore.
Gazeta ka provuar që të marrë qëndrim nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, por ai nuk është përgjigjur në telefonatat e gazetës. Ndërsa shoqëria civile e ka kritikuar mospublikimin e plotë nga Ministria, duke thënë se nuk mund të ketë publikim të pjesshëm të kontratave.
Për organizatën INDEP, kontratat që përmbajnë dispozita që nuk lejojnë publikimin e tyre janë kundër interesit publik dhe si të tilla po vërtetohen edhe nga gjykatat.
Dardan Abazi nga kjo organizatë ka thënë për gazetën se kontratat milionëshe e miliardëshe duhet të publikohen sidomos para nënshkrimit. Kjo pasi, sipas tij, do të mundë të shmangeshin marrëveshjet e dëmshme. Të tillë e ka konsideruar edhe atë të distribucionit dhe të termocentralit “Kosova e Re”... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
MZHE-në e pret padia si për KEDS-in nëse nuk publikon kontratën për Kosovën e Re
-
MZHE-në e pret padia si për KEDS-in nëse nuk publikon kontratën për Kosovën e Re
-
Llumnica: KEDS-it duhet t’i shkëputet kontrata
-
Vendimi për hetim ndaj 8 zyrtarëve për faljen e 4 hidrocentraleve, i vonuar qëllimisht
-
Rritja e çmimit të energjisë në varësi nga interesi i kredisë për ndërtim të “Kosovës së Re”