Shqipëria kërkon të kthejë grykëderdhjen e Lumit Buna në Adriatik, në një zonë të frekuentuar ashtu si në pjesën e Malit të Zi në plazhin Ada të Ulqinit. Ministria e Mjedisit dhe Turizmit në Shqipëri, prezantoi të shtunën në Velipojë, projektin “Mbrojtja e Deltës së Lumit Buna”, financuar nga fondacioni “MAVA” me vlerë 2 milionë euro, i cili parashikon zbatimin e Planit të Menaxhimit të kësaj zone të mbrojtur, shkruan sot Koha Ditore.
Gjatë lansimit të programit të rehabilitimit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, nga Velipoja deklaroi se projekti do të mundësojë ngritjen e plazheve pranë brigjeve të lumit. Sipas ministrit, oferta e përbashkët turistike me Kosovën do bëjë të mundur që këto zona të ofrohen si destinacione turistike për turistët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Oferta e përbashkët turistike me Kosovën, por edhe bashkërendim i ofertës turistike me vendet e tjera fqinje do ta bëjë shumë shpejt zonën e Velipojës një nga perlat e turizmit shqiptar. Është e nevojshme që në këto zona të shtojmë hotelet me 4 dhe 5 yje, zhvillimin e agroturizmit në zonën e Velipojës, gjë që në vitin 2018 do të dyfishojë vizitorët në këtë zonë.
Qeveria shqiptare po vazhdon investimet jo vetëm për zhvillimin e politikave të turizmit por dhe përmirësimin e infrastrukturës në këto zona”, ka thënë ministri Blendi Klosi... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)