Viti 2016 për Albert Krasniqin nga Malisheva, do të mbetet ndër më të rëndët. Babai i tij ishte diagnostikuar me kancer.
Thotë se babai i dhimbset edhe më shumë kur kujton se nuk u trajtua siç duhet në onkologjinë e QKUK-së, meqë derisa në shiringa e kanella u detyruan t’i sigurojnë vetë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi nuk kishte mundësi financiare për ta dërguar jashtë vendit kishte kërkuar ndihmë nga institucionet përkatëse, por nuk u përkrah kurrë.
Është tejet i irrituar kur dëgjon se liderët politikë pa problem marrin mbështetje financiare.
Krasniqi thotë se qytetarët e dinë mirë se njerëzit e politikës nuk hezitojnë të miratojnë ligje në favor të vetin e aq më pak të ndajnë mjete kur trajtohen jashtë vendit.
Por, në QKUK thonë se Onkologjia është shembull dhe ofrimit të shërbimeve sa i përket këtij institucioni shëndetësor.
Ndërkaq sa i përket mostrajtimit të figurave politike, drejtori i SSHKUK-së, Basri Sejdiu, thotë se është për keqardhje një praktikë e tillë, derisa shton se janë duke punuar në kthimin e besimit te ky institucion.
Zgjedhja e spitaleve private e jo atyre publike për shërim nga ana e personave politikë ngjalli reagime të shumta në publik.
Rasti i fundit ishte ish-kryeministri Mustafa, i cili pas trajtimit në një spital privat, u nis drejt Gjermanisë, ndërkohë që në QKUK nuk u trajtua fare.