Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Partia Ekologjike kërkon që Qeveria ta marrë më me seriozitet ajrin e ndotur

Partia Ekologjike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen e ndotjes enorme në Kosovë, e në veçanti në Prishtinë dhe rrethinën e saj.

Sipas kësaj partie, me muaj të tërë, Prishtinën dhe rrethinën e saj e ka kapluar një ndotje e paparaparë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për kundër shumë reagimeve tona, të OJQ-ve dhe qytetarëve të Kosovës, ka kohë që nga institucionet e kompetente dhe Qeveria e Kosovës, nuk ndërmarrin asgjë, përveç se në ekranet tona televizive paraqiten duke konstatuar gjendjen e mjedisit, por ajo që për ta është e rëndësishmja”, thuhet në njoftimin e Partisë Ekologjike.

Tutje thuhet se ndërmarrje të masave për zvogëlimin dhe evitimin e ndotjes nuk ka. Partia Ekologjike e Kosovës, edhe pse të vonuar e përshëndet dhe i bashkohet Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, për porosinë që dërgoi Institucioneve shtetërore për ndërmarrjen e masave sa më të shpejta për ta përmirësuar gjendjen e mjedisit në Prishtinë.

Edhe kësaj here, Partia Ekologjike i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj, që sa më parë të vënë në funksion mekanizmat e saj për të zvogëluar apo evituar ndotjen enorme e cila e ka kapluar vendin e në veçanti kryeqytetin dhe rrethinën e saj.

“Kërkojmë që me urgjenti të bëjnë ndalimin e ndotjes, të ndikojë në burimet dhe gjeneratorët e ndotjeve me urdhëresë të veçantë, qoftë kjo edhe ndërprerjen e prodhimit të energjisë, në zvogëlimin e qarkullimit të automjeteve, ndërprerje të rrënimit të objekteve në fshatin Shipitull, të cilët veç sa vjen e vështirëson gjendjen mjedisore e në veçanti ndotjen e ajrit”, përfundon njoftimi i tyre.

Kjo gjendje tani më nuk është e durueshme, kjo gjendje e mjedisit shkakton pasoja të mëdha për shëndetin e qytetarëve të saj, për sjelljen e sëmundjeve, gjendjes gripoze etj.