Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti dhe Kurteshi takojnë strukturat e VV-së, bisedojnë për demarkacionin, Specialen e Kosovën e Re

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ushtruesi i detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, takuan administratorët dhe kryetarët e qendrave të LVV-së.

Në këto takime, siç bën me dije VV përmes një komunikate, u fol mbi punët organizative në Qendrat e Lëvizjes dhe detyrat që ato i presin në shtrirjen strukturore të organizatës si dhe promovimin e konceptit dhe programit të Lëvizjes në mjediset ku ata punojnë e veprojnë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, kryetari Kurti, në të dy takimet i njoftoi të pranishmit me situatën politike në Kosovë, sfidat që e presin vendin tonë në vitin që sapo kemi hyrë dhe qëndrimet politike të Lëvizjes Vetëvendosje mbi këto sfida, siç janë demarkacioni, Gjykata Speciale, kontrata me “Contur Global”, etj.