Duke marrë parasysh shkallën e lartë të importit që po karakterizohet viteve të fundit, posaçërisht me drithëra në Kosovë, vërehet një interesim më i madh për sektorin e bujqësisë në prodhimtarinë primare.
Sipërfaqe të mbjella me grurë në vjeshtën e fundit janë 74 mijë e 313 hektarë ose 2 mijë hektarë më shumë se në vitin paraprak.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria e Bujqësisë shumë shpejt pritet ta hapë programin për aplikim për pagesat direkte dhe subvencione për fermerë dhe bujq.
Drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore në Ministrin e Bujqësisë, Isuf Cikaqi ka thënë për KosovaPress se bazuar në raportet e drejtorive komunale për bujqësi nga gjithsejtë 33 komuna të cilat i kanë dërguar të dhënat përmes raporteve zyrtare, numri i hektarëve për sipërfaqet e realizuara përmes mbjelljeve vjeshtore për vitin 2017/18 është 78 mijë e 515 hektarë me grurë, elb dhe thekër, prej tyre 74 mijë e 313 hektarë me grurë.
“Sa i përket vetëm kulturës së grurit, sipas të dhënave nga Drejtoritë Komunale për Bujqësi, në vitin 2016 kanë qenë të mbjellura 71937.2 ha me grurë, ndërsa këtë vit janë mbjellë 74313.3 ha, ose 2 mijë e 376 hektarë më shumë. Ndërsa sa i përket hapjes se afatit te aplikimit për pagesat direkte-subvencionet, ju njoftojmë se një gjë e tillë ndoshta bëhet mbas aprovimit te Programit të Pagesave Direkte – Subvencioneve nga ana e ministrit të MBPZHR. Aktualisht është i përgatitur Drafti i Programit të Pagesave Direkte –Subvencioneve për vitin 2018 nga ana e grupeve punuese dhe tash ky draft është dërguar për diskutim tek Kabineti i ministrit dhe pritet që së shpejti të aprovohet dhe më pastaj të bëhet thirrja për aplikim”, ka thënë Cikaqi.
Profesori i Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, Imer Rusinovci për KosovaPress tha se shteti duhet të ketë një seriozitet më të madh ndaj këtij sektori, në mënyrë që shkalla e importit të minimizohet.
Sipas tij, pavarësisht të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, Kosova, në vitin 2017 ka pasur të mbjella vjeshtore dhjetë mijë hektarë më pak se në vitin 2016.
“Të dhënat nga Ministria e Bujqësisë përkojnë me një sipërfaqe kultivuese me një dallueshmëri diku rreth 10 mijë hektarë në raport me vitin e kaluar, që do të thotë sipërfaqe kultivuese më pak, dhe kjo është sa shqetësuese si brengë për ne, po aq edhe brengë që do të përballohemi me import të madh dhe kësaj i shtohet edhe dukuria që shkalla e importit nuk përkon me produkte origjinale të shkallës përkatëse sipas standardeve. Vërtet është për t’u shqetësuar. Unë konsideroj që sektorin e bujqësisë për prodhimet bazë strategjike siç është gruri duhet ta trajtojmë me një tretman më të veçantë dhe konsideroj që masat stimulative të cilat kanë filluar të aplikohen për fermerë të jenë gjithmonë krahas afateve optimale që u përkojnë fermerëve me masat agro-teknike përkujdesëse për kulturat përkatëse”, ka thënë Rusinovci.
Ai ka shtuar se shkalla e lartë e importit mbetet e pa justifikueshme, andaj sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet t’i qaset seriozisht sektorit të bujqësisë.
“Unë konsideroj se Qeveria e Kosovës, bujqësinë duhet të vë vërtetë në prioritet që ta ndërrojë tretmanin për sektorin e bujqësisë dhe që duhet të jetë një vend strategjik prioritar për të zvogëluar shkallën marramendëse të importit me produktet bazë që mund të kultivohen në Kosovë… Por, që të kemi shkallë kaq të madhe të importit për grurin dhe prodhimet e tij, është e pajustifikueshme, andaj këtij sektori duhet t’i qasemi më seriozisht në kuptimin tre dimensional, qoftë ekspertëve, fermerëve dhe dikasterit përkatës”, ka thënë Rusinovci.
Ndërsa, sektori i bujqësisë vlerësohet si njëri nga sektorët me potencial të madh në Kosovë, i cili mund të ndihmojë zhvillimin ekonomik të vendit dhe në rritjen e punësimit.