Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, ku përkujtohen miliona viktima të gjenocidit nazist, që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gjashtë milionë hebre u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsambleja e Përgjithshme e OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945.
Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë, e kanë luajtur shqiptarët, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebre që kishin ikur nga vendet tjera, apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri.