Kryegjyshi Botëror Bektashian Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka uruar sot bektashinjtë në mbarë botën me rastin e festës së Sulltan Novruzit, e cila në Shqipëri është festë zyrtare.
Ja urimi:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të nderuar muhibë, dashamirës dhe miq të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane!
Duke iu uruar fat e mbarësi në familjet tuaja, ju bëjmë me dije se festimet e Sulltan Novruzit këtë vit, kemi menduar t’i shtrijmë në kohë, përmes eventesh të ndryshëm. Kështu, më 22 mars 2017, festimet nisin në orën 10.00, me koncert festiv, dorëzim dekoratash, celebrimi i liturgjisë së festës së Sulltan Novruzit dhe vizitave në Selinë e Shenjtë. Ndërsa, në orën 16.00 e në vazhdim do të kemi shfaqje të filmave nga veprimtari bektashiane.
Duke iu ftuar të ndajmë së bashku gëzimet dhe emocionet e këtyre veprimtarive,
Zoti iu bekoftë!
Kryegjyshi Botëror Bektashian
Shenjtëria e Tij
Haxhi Dede Edmond Brahimaj