23:59 - Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Zgjim Hyseni, ka thënë se është hipokrizi nga njerëzit përreth Albin Kurtit, kur thonin se është e padrejtë t’i mohohet atij të kandidohet për kryetar të Lëvizjes.
Kjo, sepse, sipas tij, ka qenë vetë Albin Kurti, që u ka mohuar të tjerëve mundësinë për t’u kandiduar për kryetar të degëve të Lëvizjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse flasim për parimin, atëherë parimi nuk njeh emra të përveçëm qoftë ai edhe Albin Kurti. Edhe vetë z. Kurti u ka thënë njerëzve se nuk është mirë që të kandidojnë për kryetar të degëve. I ka thënë Fidan Ademit të mos kandidojë për kryetar të degës në Mitrovicë, se nuk je njeriu më i mirë, më i duhuri, etj etj. Kjo ka ndodh edhe në Ferizaj. Nuk është diçka e re dhe së s’ka ndodhur. Ata që thoshin se është e padrejtë t’i mohohet z. Kurti kandidimi e dinë shumë mirë se si ka funksionuar Lëvizja, prandaj kjo është hipokrizi”, ka thënë Hyseni në Interaktiv të KTV-së.
Hyseni ka komentuar edhe nëse ka pasur kërkesë nga Kurti që Dardan Molliqaj të mos kandidojë për deputet.
“Visar Ymeri e Aida Dërguti i kanë thënë se nëse Dardani nuk kandidon atëherë nuk kandidojmë as ne. Në takim ka qenë edhe Glauk Konjufca, por nuk e di saktë qëndrimin e tij. Pas kësaj njerëz të Kurtit kanë përhapur fjalë në Vushtrri kundër Dërgutit që mos ta votojnë se ajo është kundër Kurtit. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse ajo nuk kandidoi për kryetare të Vushtrrisë”, ka thënë Hyseni.
Hyseni ka folur edhe për rolin e Shpend Ahmetit në këtë mes.
“Shumë njerëz i kanë vërejtur dallimet, midis Shpend Ahmetit dhe Albin Kurtit. Ne duhet ta kemi të qartë se ky problem nuk ka të bëjë asgjë me Shpendin, madje ai me sa e di e ka kuptuar shumë më vonë. Problemi është brenda bërthamës së themeluesve të Lëvizjes”, ka thënë ai.
Sipas Hysenit, ajo çka ka ndodh në Vetëvendosje Kurtit do të duhej t’i shërbente për vetëkritikë.
“Për vetëkritikë për të cilën ai na ka folur gjatë. Krejt kohën ne kemi mësuar se sa është e rëndësishme vetëkritika, por e kam parë që vetë Albin Kurti nuk e ka bërë një gjë të tillë”, tha ai.
Hyseni zbulon marrëveshjen Konjufca-Ymeri për Vetëvendosjen
Zgjim Hyseni, ish anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se është larguar nga VV-ja, për shkak se brenda 15 muajve të fundit ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur me vite të tëra.
“Kam parë akuza të ndryshme secila ma e ultë e ma e papranueshme se tjetra, e fillimisht jam përpjekur t’i ndalë e të kthehemi në gjendje normaliteti. Por, u bë e pamundur që një gjë e tillë të bëhet”, tha ai në Interaktiv të KTV-së.
Hyseni tha se gjërat që kanë ndodhur së fundmi, kanë qenë të orkestruara, por probleme brenda ka pasur prej tetorit të 2016-ës.
Ka thënë se fillimisht ai nuk është përfshirë në këto probleme, por më pas e ka takuar Kurtin dhe i ka kërkuar gjëra të cilat sipas tij, i konsideron të ulëta.
“Për t’i bërë kritikë dikujt, nuk ka nevojë me u ulë në tavolinë të VV-së, kjo le të bëhet për hir të organizatës”, thotë Hyseni t’i ketë thënë Kurtit.
Shtoi se akuzat që i janë bërë Molliqajt, që ka lidhje me SHIK-un, nuk duhet bërë aq më pak nga liderë.
Ai tha se edhe publikisht i është drejtuar Kurtit e madje edhe në mbledhje se akuza të tilla nuk duhen bërë.
“Kurti organizimet i ka udhëheq keq. Po më duket i lodhur për këtë punë”, ka thënë ai.
Ai tha se edhe brenda partisë ka pasur marrëveshje. Tha se Visar Ymeri dhe Glauk Konjufca, kanë pasur marrëveshje me shkrim të cilën ia kanë dërguar Dardan Molliqajt e Albin Kurtit, me qëllim stabizilimin e situatës së krijuar në VV. Ka thënë se kanë kërkuar të gjejnë zgjidhje brenda VV-së, por se ishte e pamundur.
Ka thënë se madje ka pasur një lloj fushate për ta deskrituar Dardan Molliqajn
Por, sipas tij, dorëheqja e Molliqajt nuk është bërë që më pas t’i kundërvihet Albin Kurtit.
Ka thënë se gjithë organizata ka besuar se problemet brenda në VV do të zgjidhen, prandaj ka pasur edhe statuse në Facebook se kinse Albin Kurti është i vetmi që mund ta shpëtojë Kosovën, por se sipas tij, kjo gjë nuk ndodhi asnjëherë.
“Kemi kaluar dy palë zgjedhje dhe balotazhin me këtë problem, dhe nuk ka qenë fare e lehtë të them të vërtetën. Ne ishim mësuar të kemi konfrontime me kundërshtarët politikë, por jo mes vete, jo mes njerëzve që kanë ndarë shtëpi e banesa bashkë”, ka thënë Hyseni.
Hyseni ka folur edhe për akuzat rreth ngacmimeve seksuale e përdorimit të drogës në zyrat e Vetëvendosjes.
“Me sa e di unë, dhe e di shumë mirë, nuk ka pasur një gjë të tillë. Kjo është një akuzë jashtëzakonisht e ultë. Unë nuk mund të them se nuk ka aktivistë që mund të përdorin substanca narkotike, por aty nuk ka pasur një gjë të tillë”, ka thënë Hyseni.
“Albini e tha se ka pasur një klimë të shovinizmit mashkullorë, edhe mund të ketë pasur, por ky është një fenomen shoqërore që duhet të studiohet. Ta përdorësh këtë për të bërë akuza më duket shumë e ultë”, ka thënë ai.