Gjykata Themelore e Prizrenit, të premten, ka shpallur aktgjykimin lirues ndaj zëvendëskomandantit të Stacionit Policor në Dragash, Eljam Seferi. Shkalla e parë e gjyqësorit ka liruar zyrtarin e lartë policor nga akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas zëdhënëses së kësaj gjykate, trupi gjykues ka vlerësuar se në procesin gjyqësor nuk është vërtetuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej nga Prokuroria.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I akuzuari me inicialet E.S. është liruar nga akuza për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, pasi që gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është provuar se i njëjti e ka kryer këtë vepër penale”, ka thënë Afërdita Kicaj, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prizren.
Prokuroria Themelore e Prizrenit pati akuzuar eprorin e Stacionit Policor në Dragash, Eljam Seferi, për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)