Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj në Podgoricë, takohet me ministrin e Jashtëm malazias

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sonte në mbrëmje në Podgoricë ministrin e Jashtëm të këtij shteti, Srdjan Darmanoviq.

Hoxhaj e ka publikuar një fotografi të takimit në profilin e tij në Twitter, dhe ka folur për forcim marrëdhëniesh mes dy shteteve këtë vit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në takimin e shkëlqyer sot në Podgoricë me ministrin e Jashtëm, Darmanoviq ku diskutuam për zhvillimet rajonale dhe agjendën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Kosova dhe Mali i Zi do t’i forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet gjatë vitit 2018”, ka shkruar Hoxhaj.

Nuk është e qartë nëse kjo është lëvizje për të bindur Malin e Zi për një marrëveshje për demarkacionin para votimit në Kuvend. Më 6 shkurt në Prishtinë do të qëndrojë kryeministri malazias, Dushko Markoviq me ç’rast do të mbizotërojë tema e demarkacionit.

Koha Ditore ka shkruar sot se një deklaratë e përbashkët rreth demarkacionit nuk përbën opsion për Malin e Zi, i cili e ka ratifikuar Marrëveshjen për shënjimin e kufirit.

Në prag të vizitës së kryeministrit malazias, Dushko Markoviq, zyrtarë të këtij shteti kanë përsëritur se demarkacioni për ta është çështje e mbyllur, pavarësisht përpjekjeve në Prishtinë që të përgatitet një deklaratë e përbashkët, shkruan sot Koha Ditore.

“Sa i përket çështjes së demarkacionit, pozicioni i Malit të Zi nuk ka ndryshuar as nuk do të ndryshojë”, ka thënë Srdjan Kusovac, këshilltar i kryeministrit, Dushan Markoviq, kur është pyetur nëse po diskutohen zgjidhjet përfshirë edhe ajo për një deklaratë të përbashkët.

Këtë qëndrim e kishte përsëritur edhe ministri i Drejtësisë në Mal të Zi, Zoran Pazin, në takimin e zhvilluar në Podgoricë me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli. Diplomatit kosovar, sikurse edhe paraardhësve të tij në Qeveri, i është thënë direkt nga zyrtarët e lartë të Podgoricës se demarkacioni për ta është çështje e mbyllur.