Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria, Mali i Zi dhe Italia me operacion antikanabis

Operacioni antikanabis Shqipëri – Mali i Zi – Itali u iniciua nga një informacion i Policisë Shqiptare.

Përmes një deklarate për shtyp të premten, Policia e Shtetit njofton mbi operacionin ndërkombëtar të kapjes në Foxhia të Italisë, të një gomone me drogë, të nisur nga Mali i Zi, transmeton atsh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shtetasit me iniciale A.B. 40 vjeç dhe K.B., 53 vjeç nga Vlora të arrestuar në flagrancë për trafik ndërkombëtar narkotikësh, kanë kaluar në datë 22 janar 2018, në orën 14:42 minuta dhe 15:34 në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit drejt Malit të Zi”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë së Shtetit.

Bazuar në informacionet për implikim të mundshëm në aktivitet kriminal, Policia shqiptare njoftoi homologët malazezë për lëvizjet e dy të dyshuarve. Sipas policisë, ata u mbajtën nën vëzhgim për 3 ditë me radhë në territorin e Malit të Zi.

“Me daljen e gomones në det u angazhuan forcat e Guardia di Finanzas dhe policitë kufitare të 3 vendeve si dhe Frontex. Pas disa ore ndjekje, trafikantët kanë hedhur në det lëndën narkotike dhe janë larguar duke tentuar arratisjen, por pa sukses”, vijon njoftimi.

Sipas Policisë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e rastit të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve.