Qeveria e Kosovës ka rikthyer përpjekjet për të futur duart në Fondin e Privatizimit.
Kësaj radhe, ekzekutivi po mendon që paratë në këtë fond, vlera e të cilave tejkalon 400 milionë euro, t’i zhbllokojë përmes emetimit të letrave me vlerë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Financave, Bedri Hamza, është i bindur se realizimi i kësaj çështjeje nuk do të paraqesë pengesë.
Ai ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të vazhdojë trendi i njëjtë i emetimit të letrave me vlerë, siç ka ndodhur edhe vitin e kaluar.
Ka pranuar se do të vazhdojnë t’i paguajnë borxhet e letrave me vlera të emetuara më parë.
Nga viti 2012 e deri më 2017, qeveria ka hyrë në obligim në mbi 500 milionë euro përmes emetimit të letrave me vlerë. Ideja e marrjes së mjeteve përmes emetimit të letrave me vlerë fillimisht u proklamua që do të shkonin në investime, por të gjitha thuajse shkuan në mbushje të hapësirave problematike në buxhet.
Ndërsa, sa i përket Fondit të Privatizimit edhe më herët qeveria kishte bërë përpjekje për t’i futur në funksion këto fonde, por se institucionet ndërkombëtare kishin ndërhyrë duke mos lejuar që të njëjtat të prekeshin.