Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, tha se gjuajtja me armë e Gashit nuk ishte gjuajtje hir plotë nga tradita, por gjuajtje delirante e një kulture të keqe.
Sipas Kurtit nuk është e keqe tradita shqiptare, por ka kultura të këqija të shqiptarët. Kurti ka përkrahur mocionin për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dardan Gashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjuajtja me armë e zëvendëskryeministrit Dardan Gashi nuk ishte hirë plotë nga tradita por ishte gjuajtje delirante. Kolegu im Glauk Konjufca do të thoshte se ishte dhe diletante, por unë po e theksoj se ishte delirante dhe si e tillë nuk ishte gjuajtje hirë plotë e traditës shqiptare, por ishte gjuajtje delirante e një kulture të keqe. Këtu duhet ta bëjmë dallimin mes traditës dhe kulturës. Tradita shqiptare nuk është e keqe, tradita shqiptare është e mirë, por ka kultura të këqija tek shqiptarët. Pra nuk është tradita jonë e keqe, por kultura e gjuajtjes delirante është e keqe”, tha Kurti.
Kurti e ka shpjeguar se pse është krijuar kjo kulturë e gjuajtjes delirante me armë.
Sipas tij, po të kishte Kosova ushtri dhe shërbim ushtarak atëherë të rinjtë dhe të rejat do të kishin ushtrim ushtarak dhe do të bënte të panevojshëm kompensimin përmes gjuajtjes delirante me armë.
Kurti ndër tjerash tha se veprimi i Dardan Gashit është akt i dënueshëm, shkelje e ligjit dhe sjellje e papërgjegjshme e një zyrtari të lartë publik, i cili do të duhej të jepte dorëheqje, dhe meqë ai nuk dha dorëheqje, atëherë sipas Kurtit, Gashin do të duhej ta shkarkonte kryeminist