Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku tregon se me Komisionin që i prin vendosën për ulje pagash në Trust

Pagat e menaxhmentit në Trust kanë qenë objekt i kritikës në Kosovë për një kohë të gjatë. Tash, Lumir Abdixhiku, që i prin Komisionit të Kuvendit për Buxhet dhe Financa ka thënë se ka qenë thjeshtë në dorën e deputetëve që t’i ndalin.

Ka treguar në një status në profilin e tij në facebook, se unanimisht kanë vendosur që këto paga të zbresin në nivel të menaxhmetit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sa herë që flitet për Trustin Pensional të Kosovës, flitet - me plot të drejtë - edhe për pagat marramendëse për menaxhmentin e këtij institucioni; hiç më pak se 6 mijë euro në muaj. 6 mijë euro është paga më e lartë publike në vend. Është e padrejtë, e pakuptimtë, e në fund të ditës edhe e trishtë që një Kosovë e varfër të paguajë kaq shumë. Një shpërputhje me realitetin kosovar si kjo, s’do të duhej të kishte vend asnjëherë. Nuk ka arsyetim. Por është toleruar si e tillë tash e 12 vjet”, ka shkruar Abdixhiku, përcjell Koha.net.

Nuk e kam kuptuar asnjëherë pse një tolerim i tillë ka ngjarë, ka thënë Abdixhiku.

“Deri sa kam marrë nën udhëheqje Komisionin për Buxhet dhe Financa. Aty e kam kuptuar se ndalja e kësaj çmendie është në dorë tonën. Fare e lehtë. Rrjedhimisht, bashkë me anëtarët e tjerë të Komisionit - unanimisht - kemi vendosur të rimodelojmë kompensimin; duke sjellë kompensimin e Trustit në nivel të Bankës Qendrore - e asnjë euro më shumë. Zvogëlimi i megapagave mund të mos prodhojë shumë kursime në fotografinë makro, porse jep një model të përgjegjshëm të menaxhimit të parasë publike, për çka kemi nevojë shumë”, ka thënë më tej ai.