Nazlie Cakolli për 25 vjet ushtron detyrën e mësimdhënëses në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë. Nxënësit e saj aktualisht janë në klasën e pestë.
Sipas Cakollit, vendimi i Ministrisë së Arsimit për profilizimin e mësimdhënësve është i ngutshëm sepse nuk beson që ky proces i profilizimit mund të kryhet deri në shtator, kur do të fillojë viti i ri shkollor, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo thotë se fakultetet duhet të kenë programe të profilizimit të mësimdhënësve.
Sipas saj, shumë më mirë do të ishte që konform kurrikulës së re, një mësimdhënës të profilizohet për 2 shkallë.
Çështjen e profilizimit të mësimdhënësve me skepticizëm dhe të ngutshëm e sheh edhe anëtarja e komisionit për Arsim, Arbërie Nagavci.
Rinor Qehaja, i cili monitoron zhvillimet në arsim, thotë se Ministria e Arsimit nuk ka aq mësimdhënës sa për ta bërë një profilizim të tillë.
Në anën tjetër, Ministria e Arsimit ka hartuar grupin punues, i cili po zhvillon vizita dhe debate rreth kësaj çështjeje.
Raporti i këtij grupi punues, sipas këshilltarit politik Valmir Gashi, i jep shtytje nisjes së procesit të profilizimit.
Gashi tregon se ende nuk dihet se si do të jetë procedura e profilizimit të mësimdhënësve, por ai shpreson se do t’i jepet mundësia gjithsecilit që të deklarohet se për cilën klasë ka dëshirë të profilizohet.